E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almunia kthehet në Arsenal

Manuel Almunia është kthyer në Arsenal pas skadimit të periudhës së huazimit në West Ham.

Portieri spanjoll bëri katër paraqitje për Hammers ku ishte transferuar si zëvendësim për Robert Greenin i cili u kthye në ekip për fitoren 3-2 ndaj Leicester Cityt të shtunën pas rikuperimit nga operacioni i gjurit.

“Manuel është person i shkëlqyeshëm. Kam biseduar me të dhe i kam ofruar një vend në pankinë për ndeshjen e tij të fundit por ai refuzoi dhe tha t’ia dhurojë atë të riut Boffin sepse ai është pjesë e klubit” tha menaxheri i West Hamit, Sam Allardyce.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›