Zardari filloi vizitën historike në Indi

Kjo është hera e parë që një president pakistanez viziton Indinë në shtatë vitet e fundit. Pakistani dhe India kanë një konflikt të zgjatur në dekada, në lidhje me sovranitetin e krahinës së Kashmirit dhe në të shkuarën kanë zhvilluar tri luftëra.
Zardarit iu dha mirëseardhja në bazën ushtarake të “Delhi Palam” nga ministri i Jashtëm, Kumar Bansal. Gjatë vizitës, ai do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Manmohan Singh, përpara se të udhëtojë në Rajasthan, ku gjendet një xhami e shenjtë për myslimanët.
Besohet se bisedimet kokë më kokë do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, por analistët presin pak përmirësime në aspektet e tjera.
Zyrtarisht, Zardari ka udhëtuar në Indi në kuadrin e një vizite “personale”, me qëllime fetare.