E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto'o: Interi do të fitojë gjithçka me mua

Pas kalimit tek Interi, Samuel Eto'o ka refuzuar të krahasohet me Zlatan Ibrahimovicin, vendin e të cilit e ka zënë në Giuseppe Meazza.
"Nuk ndjehem inferior ndaj Ibrahimovicit. Unë jam Samuel Eto'o dhe nuk mund të krahasohem me askënd", ka thënë kamerunasi për "Gazzetta dello Sport", i cili pastaj e ka lëvduar sulmuesin argjentinas, Diego Milito.
"Milito është një futbollist i shkëlqyer dhe asnjëherë nuk është vështirë të krijosh marrëdhënie të mira me të shkëlqyerit".
"Unë jam këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe e di se sa shumë rëndësi ka ky trofe për Nerazzurët", ka shtuar ish-sulmuesi i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›