SHBA/ Arrestime për komplot terrorist, mes tyre një kosovar
Autoritetet amerikane kanë arrestuar të hënën 7 persona nga Karolina e Veriut, të cilët akuzohën për komplot terrorist jashtë vendit, duke përfshirë Kosovën, Jordaninë dhe Rripin e Gazës. Të dyshuarit akuzohen për komplot për t'u siguruar mbështetje materiale terroristëve, komplot për vrasje, rrëmbim, dhunim dhe plagosje të personave jashtë vendit. Një aktakuzë e bërë e njohur gjatë orëve të fundit, informon se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007-të për t'u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar. Aktakuza nuk raportonte nëse gjashtë shtetasit amerikanë dhe një tjetër i lindur në Kosovë, planifikonin të zhvillonin sulme jashtë Shteteve të Bashkuara. Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre, 39-vjeçari Daniel Boid, kishte qenë në Afganistan dhe Pakistan mes viteve 1989 dhe 1992 për stërvitje të tipit ushtarak në kampet terroriste. Autoritetet thonë gjithashtu se Boid dhe të dyshuarit e tjerë ishin stërvitur me armë sulmuese dhe ishin përpjekjur të mblidhnin para për sulme terroriste. Një zyrtar amerikan tha për gazetarët se nuk kishte asnjë tregues se grupi i Boyd, ishte i lidhur me ndonjë organizatë militante ndërkombëtare apo nëse kishin planifikuar sulme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 7 personat mund të përballen me një dënim maksimal, burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. Identitetet e të akuzuarve, janë Hysen Sherifi, Anes Subashiç, Zakariya Boyd, Dylan Boyd, Mohammad Omar Hassan Aly dhe Ziyad Yaghi.