Etoo Ne Europe me Anzhin

Samuel Eto’o, sulmuesi i ekipit rus Anzhi Makhachkala, u shpreh se ambicia e tij kryesore është të luajë kompeticione europiane me ekipin ku u transferua në merkaton e verës.
“Hapi i parë i ngritjes së Anzhit në nivele të larta është të luajmë në kompeticione europiane. Tifozët tanë duan të na shikojnë në Ligën e Kampioneve dhe për këtë po punojmë”, tha kamerunasi në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.
Eto’o, i cili u bë futbollisti më i paguar në botë me transferimin e tij nga Inter tek Anzhi, theksoi se arsyeja e vetme nuk ishin 20 milionë eurot në sezon që merr tashmë.
“Nuk kam ardhur kaq larg vetëm për para. Merrja shumë tek Interi dhe nuk qahem as për pagën tek Barcelona. Sigurisht që ishte biznes i mirë për mua, por ishte edhe një sfidë e rëndësishme në këtë etapë të karrierës sime”, deklaroi Eto’o.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Pele: Argjentina ka Messi, Brazili ka Neymar
Neymar është futbollisti i momentit në Amerikën Latine dhe Pele nuk lë rast të shpëtojë pa i thurur elozhe sulmuesit që premton shumë në të ardhmen. Rezultate të dobëta, lojtarët në ankand
Skuadra më e njohur në Meksikë, Club America është në krizë rezultatesh. Në 17 ndeshjet e fundit, ky ekip ka arritur të fitojë vetëm 3 dhe tashmë e sheh veten në vendin e parafundit në kampionat. Objektivat e Interit në merkaton e Janarit
Merkatoja e janarit po afron dhe Interi ka filluar të mendojë seriozisht për përforcimet që do të bëjë. Në qendër të vëmendjes së zikaltërve është vënë pikërisht reparti i mbrojtjes dhe emri më i përmendur kohët e fundit është ai i Huan.
Shqipëria pa Currin dhe Bulkun në duart e Xhemos
Shqipëria përgatitet për dy miqësoret e radhës me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, pa trajner dhe me dy mungesa shumë të rëndësishme. Fiorentina largon Mihajloviç
Rezultatet e dobëta të arritura në këtë fillim-sezoni, i kanë kushtuar postin e trajnerit të Fiorentinës, ish-lojtarit serb, Sinisha Mihajloviç.
Lajmet kryesore
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Itali, Berlusconi humb shumicën
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Naço: Digat nën kontroll
Wollfarth: Programi i PS? Të shohim koston