E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto'o: Nuk jam Penelope Cruz

Sulmuesi i Interit, Samuel Etoo, dëshiron t'i sjellë titullin e kampionit trajnerit të Interit, Jose Mourinho, për të shpaguar besimin e këtij të fundit.
Në prag të ndeshjes së sotme rikthyese në Nou Camp, kamerunasi po ashtu ka kritikuar ish-trajnerin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola.

Duke komentuar thëniet e Guardiolas se ai ishte shitur pasi nuk kishte pasur 'ndjenja' në mes tyre, Eto'o ka thënë: "Po, unë nuk jam femër, nuk jam Penelope Cruz".

"Ëndrra ime është të fitoj kampionatin italian nën urdhrat e Mourinhos. Ai më ftoi dhe më tha se dëshiron që unë të vesh numrin 9, të cilin e kam veshur për katër vite ", ka shtuar Eto'o.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›