E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami, 450 shqiptarë në Mekë

Një besimtar praktikant duhet të shkojë të paktën një herë në jetë në Mekë. Kjo duhet të ketë nxitur 450 muslimanë shqiptarë që të marrin pjesë në pelegrinazh në zemërën e botës myslimane në Mekë. Kjo është një ritual që kryhet gjithmonë përpara Kurban Bajramit, ku mijëra besimtarë nga e gjithë bota shkojnë për të kryer ritualin në Mekë. Në ditën e Arafatit, dita e 9 e muajit të Dhul-Hixhes, gjithë pelegrinët mblidhen në rrafshin e Arafatit, 6 milje jashtë Mekës në një ditë lutjesh dhe adhurimi për Zotin. Dita e nesërme është dita e Kurbanit, që festohet nga muslimanet në gjithë botën.

Sipas besimtarëve një specifikë tjetër me rendësi e cila e shënon këtë festë, është koha dhe muaji i kësaj feste. Kjo festë, ndodh në muajin e fundit të kalendarit lunar, që flet për natyrën e kësaj feje. Islami me këtë e demonstron natyrën e tij kreative, gjegjësisht bilancin e vjetër të veprimtarisë së njeriut e lidh me dy institucione të cilat kërkojnë gatishmëri dhe mund moral e material:Haxhin dhe Kurbanin, të cilat njëherit janë edhe simbol të kulminacionit të nënshtrueshmërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›