Neuer nuk shitet

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:38
Kapiteni i Schalke 04 dhe portieri i Kombëtares gjermane, Manuel Neuer do të respektojë kontratën e tij deri më 2012 dhe nuk do të shitet në verën e vitit të ardhshëm, ka thënë trajneri Felix Magath.
“Manuel do të mbetet deri më 2012”, tha Magath për magazinën sportive Kicker. Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich spekulohet se është i interesuar për Neuerin.
Por, Magath ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Neuerit, aq më tepër gjatë afatit kalimtar të janarit.