Gjukanoviç pritet të japë sot dorëheqjen

Mediat shtetërore të Malit të Zi kanë bërë të ditur se kryeministri Millo Gjukanoviç do të paraqesë sot dorëheqjen.
Agjencia e lajmeve MINA thekson se Gjukanoviçi, që çoi vendin e vogël drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006, pritet të zëvendësohet nga ministri i financave dhe zëvendëskryeministri Igor Lukshiç.
Nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjes. Gjukanoviç kishte dhënë dorëheqje edhe në fund të vitit 2006, por qe kthyer si kryeministër në shkurt të 2008-ës.
Gjukanoviç ishte 29 vjeç kur u bë kryeministri më i ri në Evropë në vitin 1991.
Ai ishte zgjedhur president në vitin 1998, para se të mirrte sërish postin e kryeministrit në vitin 2002 dhe 2008.
Ai në Ballkan është lideri që ka qëndruar më gjatë në pushtet.