E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Cesari

Nga Express më 20 dhjetor 2010 në ora 16:42

Valencia ka humbur portierin Cesar Sanchez për një muaj, për shkak të një lëndimi në gju.

39 vjeçari u dëmtua të shtunën gjatë fitores 2-1 ndaj Real Sociedadit dhe u desh të zëvendësohej në fillim të pjesës së dytë të takimit.

Stafi mjekësor i klubit ka kryer kontrollimet mjekësore dhe është vërejtur se Cesar ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushës deri në fund të muajit janar.

Pas 16 xhirove në La Liga, Valencia gjendet në pozitën e katërt me 28 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›