Etoo më tha: Nëse nuk aborton, të vras
Akuza
Në fillim lidhja, më pas një fëmijë i padëshiruar dhe tani kërcënimet: “Nëse nuk aborton, do të të vras”. Sipas “Il Giornale”-s, këtë i ka thënë Samuel Eto’o protagonistes së historisë. “Ti edhe unë jemi afrikanë dhe ti e di mirë se çfarë u bëjmë ne në Kamerun femrave që nuk duan të abortojnë”, rrëfen modelja 31-vjeçare, e cila ishte lidhur me futbollistin në vjeshtën e 2009-s, me të cilin më pas mbeti shtatzënë. “Ti je kokëfortë, por nëse aborton, do të ta pres”, mësohet t’i këtë thënë sulmuesi i Interit vajzës në fjalë. Tani pritet reagimi i vetë kamerunasit.
#