Fabregas-Barcelona, ka një marrëveshje
Tratativat
çesk Fabregas është një hap larg Barcelonës. E bëri të ditur dje gazeta katalanse, 'El Mundo Deportivo', sipas së cilës lojtari spanjoll ka arritur një marrëveshje me Barçën për një kontratë katërvjeçare, plus një opsion edhe një vit tjetër. çesk mësohet se ka ndërmend ta firmosë kontratën para fillimit të Botërorit. Fabregas do të qëndronte tek Arsenali vetëm me kushtin se do t’i garantonin që ekipi do të luftonte vërtet për Champions dhe Premier League, por “Gunners” nuk kanë burime ekonomike për të synuar të marrin lojtarë të rëndësishëm.
#