Eto‘o synon të jetë mes më të paguarve
E ardhmja e Samuel Eto‘o vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve. Kontrata e sulmuesit kamerunas me Barcelonën përfundon në vitin 2010 dhe janë të shumta klubet që interesohen për shërbimet e tij. Por, lojtari nuk dëshiron të largohet nga "Kamp Nou" dhe vendos kushtet e tij: me marrëveshjen e re të bëhet një prej lojtarëve më të paguar në botë. Edhe pse rrogat e Barçës nuk janë publike, mendohet se Eto‘o kërkon të përfitojë rreth 7.5 milionë euro neto në sezon.