E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosli i shpall luftë pilotëve për superlicencën në Formula 1

Botërori i ardhshëm në Formula 1, ashtu si të gjitha sportet e tjera motorike, është ndikuar dukshëm nga kriza botërore. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) që të rrisin çmimet e superlicencave. Shoqata e Pilotëve ka reaguar kundër këtij veprimi nëpërmjet një deklarate për shtyp, por ishte e menjëhershme replika e presidentit të FIA-s, Maks Mosli. "Nëse pilotët nuk dëshirojnë të paguajnë superlicencën, ekzistojnë shumë alternativa të tjera. Ka shumë kampionate ku një pilot profesionist mund të fitojë para të mjaftueshme që të jetojë mirë", deklaroi ai. Çmimi i superlicencës së këtij viti përbëhet nga tarifa fikse (që kushton 10.400 euro; 400 euro më shumë se në vitin 2008) dhe tarifa variabël, e cila llogaritet në bazë të pikëve që piloti ka fituar gjatë sezonit të mëparshëm (çdo pikë kushton 2.100 euro; pra 100 euro më shumë se në vitin 2008). Këtyre kostove u shtohen edhe 2.720 euro siguracion. Një shembull: "faturës" së Felipe Masës, që e mbylli sezonin 2008 në vendin e dytë me 97 pikë i shtohen 12.820 euro më shumë se vitin e kaluar (9.700 euro prej rritjes së çmimit për pikët e fituara, 400 euro nga licenca dhe 2.720 euro nga siguracioni). Në total, licenca e brazilianit kushton 261.820 euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›