Presidenti Topi në Gjirokastër, uron festat e 7-8 marsit
GJIROKASTER- Urimi për festën e 7-8 marsit për mësuesit dhe nënat në qarkun e Gjirokastrës është bërë nga kreu i shtetit Bamir Topi , i cili është ndalur gjatë ditës së sotme në një vizitë në qytetin e gurtë. Presidenti Topi ka qenë i pranishëm në 2 aktivitete të organizuara për festat e 7-8 marsit, ku ndalesa e parë ka qenë në Universitetin, Eqerem Cabej.
“Nga ky auditor dëshiroj të përshëndes të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë , në të gjitha viset ku flitet shqip , gezuar 7 marsin këtë ditë të nderuar për figurën më të nderuar të mësuesit. Me këtë rast gjithashtu dëshiroj të jap një mesazh, Gëzuar festën e 8 marsit për të gjitha gratë, të gjitha motrat, të gjitha nënat” thekoi kreu i shtetit.
Presidenti Topi është ndalur në vecanti dhe në arsimimin e minoritetit i cili sipas tij duhet të ketë një vëmendje të gjerë dhe plotësimin e kushteve për standarde të larta arsimore, si një detyrim miqësor mes dy popujve fqinjë.
“Shteti shqiptar është i angazhuar që minoritetet të trajtohen sipas të gjitha normave dhe standardeve më të mira europiane. Shkollat dhe mësuesit janë dhe do të jenë edhe në të ardhmen përcuesit më të mirë të këtij realiteti në të cilin cdo qytetar të ketë të drejta dhe shanse të barabarta, ku secili ta ndjejë Shqipërinë atdhe të përbashkët” u shpreh Presidenti.
Ceremonia ka përfunduar me dekorimet që kreu i shtetit ka dhënë pas vdekjes, me urdhërin “Naim Frashëri i Artë” për pedagogët Vasil Vilushi dhe Viktor Terpo, për kontribut të rëndësishëm në fushën e arsimit, si dhe dekorimin e 5 mësuesve të këtij qyteti me medalje mirënjohjeje. Më pas një tejëtr takim ka qenë në komunën Lunxheri ku është organizuar një tjetër pritje festive dhe disa dekorime për mësues të kësaj komune.
(e.n/News24/BalkanWeb)