Panariti: Bashkia projekt për rehabilitimin e liqenit artificial
TIRANË- Pas një heshtje të gjatë Bashkia e Tiranës vendos të ndërhyjë për shpëtimin e liqenit artificial nga tharja dhe degradimi i plotë. Specialistë të këtij institucioni kanë nisur inventarizimin e të gjithë ndërhyrjeve të paligjshme që ndosin liqenin dhe që vijnë kryesisht nga dhjetra subjekte private, aktivitete biznesi, lokale, por edhe firma ndërtimi përreth Parkut Kombëtar.
“Prej dy ditësh grupet e inspektimit janë në terren, kanë evidentuar pikat e shkarkimit të ujrave të zeza, kanë piketuar vendet ku po bëhet mbathja me inerte e liqenit për të fituar terren dhe që ka cuar edhe në kufizimin e sipërfaqes së liqenit. Lajmërimiet janë bërë, njëkohësisht janë evidentuar edhe shkarkimet e ujrave të zeza. Masat afatshkurtra do jenë: Ndalimi i depozitimit të inerteve dhe bllokimi i menjëhershën të ujrave të zeza në liqen”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti.
Sipas Panaritit rehabilitimi i plotë i liqenit kërkon së pari rikonstruksion tqë rrjetit ujor që lidhte dikur liqenin artificial me liqenin e Farkës, nga ku mundësohej furnizimi i rregullt me ujë përgjatë gjithë vitit.
“Këtë liqen nuk mund ta mbushë vetëm uji i shiut, pra balancën hidrike e siguron nga liqeni i Farkës, po kështu dhe oksigjenimin. Ndërhyrja është afatmesme, kërkohet të shihet ku ka ndodhur dëmi, mbase ndonjë ndërtim i cili e pengon. Pasi të evidentojmë problemin do fillojmë korrektimin e tij, me ndërhyrjet përkaqtëse”, tha Panariti.
Vec tkurrjes gjithnjë edhe më të madhe që po pëson uji në liqen ditët e fundit në sipërfaqe të tij u vunë re një numër i madh peshqish të ngordhur, cka dëshmon qartë se bashkë me tharjen në liqen po vdes pak nga pak si fauna dhe flora nënujore, si shka ki larmisë së ndotësve që gjithkush ka hedhur në këto 20 vitet e fundit në këtë liqen.
(m.a/News24/BalkanWeb)