E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eulex konfirmon skandalin e transplanteve në Prishtinë

PRISHTINË- Zëdhënësi i Eulex-it, në Kosovë Nicholas Haëton ka konfirmuar skandalin e transplanteve në Prishtinë, ku shtetëasve rus u janë hequr veshkat në kliniken Medikus.

“Mund ta konfirmoj se në akuzën për rastin Medicus, dy persona nga Rusia janë evidentuar si viktima në këtë rast. Këtyre dy personave u janë hequr veshkat. Kjo ka qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria. Rasti është duke u gjykuar” është shprehur Nicholas Hawton

Haëton po ashtu konfirmon deklaratat e sekretarit të dytë të zyrës ruse në Prishtinë, Sergei Zharki i cili ka deklaruar për mediat kosovare se janë pikërisht autoritetet e Eulex-it që kanë njoftuar Moskën në lidhje me transplantimin e organeve të rusëve në Kosovë.

“Eulexi dhe prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”,-ka thënë Nicholas Hawton.

Ndërkohë një fakt të tillë e konfimron edhe gazeta ruse “Komersant”, e cila shkruan se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medicus janë edhe shtetasit rus.

Gazeta bën publike faktin se se gjatë vitit 2008 u janë nxjerr veshkat, ndërsa kompensimi i premtuar në para, nuk u është paguar kurrë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›