Euralius:Sfera e lartë këtu nuk investigohet

Një tjetër problem që ekziston ende në drejtësinë shqiptare janë zgjatja e seancave gjyqësore dhe akuzat apo investigimi që nuk realizohet për figurat e larta politike. Kjo deklaratë është bërë nga Roland Miklau drejtuesi i misionit Euralius në vendin tonë. Sipas tij Shqipëria ka një Kushtetutë moderne, por parimet nuk duhet të jenë vetëm në ligje por të pasqyrohen edhe në praktikë.
"Mbeten shumë hapa për tu bërë. Ndërkohë mbetet problem zgjatja si dhe shtyrja e gjyqeve si dhe pamundësia për ngritjen e akuzave dhe investigimin për figurat e larta, shteti i së drejtës është ende jo i plotë" theksoi Miklau.
Ndërsa Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan ka deklaruar se konsesususi politik duhet të sjellë ecjen përpara të ligjeve të drejtësisë.
"Euralius ka sjellë ekspertisë ligjore nga shtetet e BE. Janë investuar 4.5 milionë euro. Menaxhimi i gjykatave është bërë me transparent. Sundimi i ligjit duhet të vij nga një vizion më i gjerë. Nuk ka një gjë të tillë, një sundim i mxhorancës pasi rregullat vendosen nga një konsesus politik. Konsensusi është një ecuri për ligjet e drejtësisë. Merrni kushtet që vijnë nga MSA. Prokuroret dhe gjyqtarët kanë kapacietete e duhura profesionale, pro duhet të punojnë me kurajo e jo duke parë bindjet politike" theksoi në fjalën e tij Lohan.
Ndërkohë në këtë cermoni ka qenë i pranishëm Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, i cili ka renditur miratimet e disa ligjeve si dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, e cila ka falenderur Euralius për ndihmën e dhënë për gjyqësorin.