Botërori, Spektakëli Argjentinëskualifikimi një formalitet
JOHANESBURG- Argjentina thuajse ka siguruar kalimin në turin tjetër të Kupës së Botës, pas fitores së thellë në shifrat 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Skuadrën e drejtuar nga Diego Armando Maradona e pengon vetëm matematika, por praktikisht kualifikimi tani është një formalitet. Ndeshja ndaj koreano-jugorëve, pavarësisht shifrave, nuk ishte shumë e lehtë për amerikano-jugorët.
Aziatikët u bënë të rrezikshëm në pjesën e dytë, duke treguar një futboll të bukur, por pa rezultat. Ndeshja nisi me një Argjentinë të kujdesshme, ndërsa në minutën e 16-të Çu-Jong Park shënoi një autogol pas një goditje dënimi pranë zonës. I pavëmendshëm, atij iu përplas topi në këmbë, duke i dhënë avantazhin ekipit argjentinas. Goli i dytë erdhi në minutën e 33-të me anë të Gonzalo Higuain. Koreanët e menduan jashtë loje, por sulmuesi i Realit të Madridit ishte në pozicion të rregullt dhe me kokë e çoi takimin në 2-0.
Lionel Mesi më pas tentoi me një parabël mjaft të bukur, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën. Koreja e Jugut trembi argjentinasit në minutën e 46-të të pjesës së parë, kur një gafë e Demikelis bëri që Çung-Li të shkurtojë shifrat. Në pjesën e dytë, aziatikët rrezikuan dy herë, por nuk mundën të gjenin dot golin e barazimit. Argjentina vuajti deri në minutën e 77-të, kur Higuain shënoi golin e tretë, pas një aksioni spektakolar të mesit. Sulmuesi i Realit shtyu topin në rrjetë, pas dy goditjeve radhazi të talentit nga Rozario. Ndeshja u mbyll me një tjetër gol të Higuain, që nuk e pati të vështirë ta çojë topin në rrjetë pas një krosi brenda zonës të Serxho Agueros. Këtu përfundoi gjithçka, me Argjentinën që shkon në 6 pikë në grup dhe me kualifikimin në xhep.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s