E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eurimages" një hap përpara për kineastët shqiptarë



Roberto Olla, Sekretari i Përgjithshëm i "Eurimages" zhvilloi mesditën e djeshme një takim të veçantë me kineastët shqiptarë. Gjatë këtij takimi ai bëri të ditur disa prej kritereve që projektet kinematografike duhet të përmbushin për të qenë pjesë e Euroimages. Gjatë fjalës së tij ai prezantoi rregulloren dhe u bëri të qarta kineasteve veprimet e pranimit në euroimage. Gjithashtu u bë e ditur se Artan Minarolli është përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë fond. Olla gjatë fjalës së tij theksoi se: “Një kriter me rëndësi për pranimin e filmave është se ata duhet të paraqiten si një bashkëpunim mes vendesh të ndryshme dhe nuk duhet të kenë një mesazh kombëtar. Synimi i vizitës sime këtu është që të shpjegoj se këtë vit ne do të kemi projekte nga vendi juaj si pjesë të Eurimages dhe se pranimi i tyre përveç kushtit të sipërpërmendur varet edhe nga cilësia dhe fluksi” . Vizita e z. Olla do i shërbeu gjithashtu një workshop-i, i cili u zhvillua me qëllim informimin e kineastëve shqiptare mbi strukturat dhe mundësitë për bashkëpunim që ofron Eurimages. Zoti Olla vjen në Tiranë me ftesë të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, për të drejtuar një seminar informues për kineastët shqiptarë dhe me gjerë, ku janë sqaruar në këtë mënyrë strukturat e Eurimages dhe mënyrat e aplikimit per financim projektesh. Vitin e kaluar në fakt Qendra Kombëtare Kinematografike ka bërë të ditur se pas proçedurave 18 mujore, delegacioni shqiptar ka marrë miratimin për anëtarësim nga asambleja e përgjithshme e Eurimage. Në datën 2 qershor, të 2009 në Vilnus të Lituanisë përfaqësuesit e Shqipërisë Ferit Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Roland Sejko, ekspert ndërkombëtar i fushës, kanë prezantuar zhvillimet dhe angazhimet e Kinematografisë shqiptare për t`u bërë pjesë e kësaj njësie. Përmbyllja e akteve formale për këtë anëtarësim do të bëhet brenda muajit qershor 2009. Detyrimi financiar që Shqipëria do të kishte kundrejt Eurimage do të jetë këtë vit vetëm 50 mijë euro, ndërkohë që përfitimi për një projekt nga ky fond është 700 mijë euro. Eurimage është Fondi i krijuar dhe atashuar pranë Këshillit të Europës për zhvillimin dhe mbështetjen politike e financiare të prodhimit dhe shpërndarjes së kooproduksionit kinematografik evropian. Në të marrin pjesë 33 vende anëtare të Këshillit të Europës. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë Xhevdet Ferri, kishte kohë që kishte theksuar se hyrja e Shqipërisë në Eurimage ishte shumë e rëndësishme,pro sipas tij kanë qenë një sërë faktorësh që e vononin këtë gjë. Ndërkohë që ai pohonte se do të ishte dhe një mundësi më shumë për producentët e kinemasë. Për vendin tonë, hyrja në këtë fondacion do të jetë një mundësi e madhe për të gjithë producentët e kinemasë. Gjithashtu ka programe të ndryshme për ndërtimin e kinemave, financime për të sjellë filmin evropian në Shqipëri, apo e anasjella. Gjithashtu nëse bëhesh partnerë me dy vende të tjera, me producentë, ti mund të përfitosh një fond prej deri 700 mijë eurosh. Pra, sikur një herë në vit një nga producentët tanë të fitojë një projekt të tillë kjo është një plus për ne. Ky do të jetë aksioni, le të themi që nuk e mbyllëm dot në 2008, por që do ta mbyllim këtë vit. Deri tani gjërat janë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt dhe ne do të jemi pjesë e Euro Images, ka pohuar më parë në media drejtori Feri. Ndërkohë që vetëm pak kohë pas kësaj interviste Shqipëria më pas u njoh me vendimin për pranimin në Eurimage.

5 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›