Meril Strip, në pritje të statujës së tretë në “Oscar”
Meril Strip ka mundur të thyjejë rekordin pas kandidimit në “Oscar” për herë të 16-të. Aktorja hollivudiane ka një karrierë të suksesshme që nis në vitin 1979 me kandidaturën për filmin “Gjahtari”, duke vazhduar deri në ditët e sotme me “Julie & Julia”. Për 60-vjeçaren nuk ka ndryshuar asgjë me kalimin e viteve, pasi ajo vazhdon të ruaje të njëjtin pasion për botën e kinemasë. Ajo e ka fituar vetëm 2 herë trofeun “Oscar”, në vitin 1980 me filmin “Kramer kundër Kramer” dhe tre vjet më vonë me filmin, “Zgjedhja e Sofisë”. Që atëherë, Strip është mundur përherë dhe në Hollivud janë të bindur se ka ardhur momenti për statujën e tretë. Një ndër rolet më të goditur prej aktores është edhe ai në filmin “Djalli vishet me Prada” por edhe në komedinë “Mama mia”. Për të arritur në çmimin e tretë Oscar, Strip duhet të bëjë llogaritë me Sandra Bullok, favorite me filmin “The Blind Side”.
5 Mars 2010