Euro 2008 Cannavaro në shtëpi
Kapiteni i Italisë i pafat në stërvitjen e parë austriake të të kaltërve, nuk do të marrë pjesë në 2008, sepse ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë. Në vendin e tij do të jetë qendrori vjollcë Gamberini.
Europiani për kombëtaren italiane nuk mund të fillonte më keq: Të kaltrit, në fakt kanë humbur Fabio Cannavaron. Rezonanca manjetike e bërë në spital ka zbuluar një dëmtim të ligamenteve të gjurit të majtë të shkaktuar në stërvitje.
Në listën e 23 emrave të të kaltërve hyn Alessandro Gamberini, mbrojtësi vjollcë është preferuarmë shumë dhe do të mbërrijë në Austri të martën. Ndërsa për sa i përket çiftit qendror, që do të mbrojë fushën e italianëve në Euro 2008, rriten dyshimet. Materazzi është i vetmi i sigurt në këtë vend, me Panucin, Chiellini dhe Barzagli kandidatë për të zënë vendin përkrah tij.
Ndërkohë që Cannavaro do të operohet shumë shpejt, me nderhyrje kirurgjikale. Megjithatë ai ka preferuar që të përshëndesë shokët para se të largohet.