E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI e PDK i bashkohen PS-së: Të shkarkohet Topalli

“Mocion shkarkimi” për kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar sot edhe LSI, dhe PDK duke u bërë krah e PS-së. “Kërkesa për shkarkim nuk duhet të bëhet vetëm ndaj Topallit por edhe ndaj vetë kryeministrit Berisha” – është shprehur Meta. Sipas Metës, Topalli dhe Berisha kanë shkelur hapur kushtetutën duke miratuar ligje dhe duke zvarritur qëllimisht çështjet më të rëndësishme të vendit. Edhe PDK ka shprehur te njejtin shqetesim dhe ka kerkuar largim te Topallit nga kreu i Kuvendit. Kreu i kesaj partie Nard Ndoka tha sot se: "Topalli duhet te kerkoje doreheqjen pasi eshte kosto e madhe per PD-ne, pasi e ka kthyer parlamentin ne prone te saj". LSI ka shprehur sot shqetësimin e saj për situatën ekonomike të krijuar  në vend, ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, rritjen e çmimit të energjisë, papunësinë etj.

Duke ngritur shqetësimin në lidhje me nivelin e çmimeve në vend, kryetari I Komitetit Drejtues Kombëtar Edmond Haxhinasto është shprehur ndër të tjera se kjo krizë, po dëmton jo vetëm familjet në nevojë por të gjithë shoqërinë shqiptare.

Nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti është shprehur se: “punonjësit e KESH po bëjnë vjedhje masive të energjisë dhe prandaj rritja e çmimeve i kushton shqiptarëve më shumë se 30% të të ardhurave të tyre.

Gjatë takimit shprehën shqetësime për ekonominë në tërësi, për bujqësinë, për papunësinë, varfërinë etj., edhe nënkryetarja Filloreta Kodra, kryetarja e komisionit të Ekonomisë në LSI Adriana Civici si dhe kryetari I komisionit të bujqësisë në LSI Edmond Panariti. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›