E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008 dhe renditja e FIFA-s

Holanda kundër Francës (4-1) e Italisë (3-0) prodhoi futbolli të cilësisë së lartë. Portugalia, Kroacia, Spanja dhuruan spektakël, ndërkoë që Turqia krijoi në 20 minutat e fundit kundër Cekisë (3-2) momente të paharrueshme.
Ajo që duket se shqetëson analistët është forma ekipeve, që konsiderohen "seeding", ose skuadra me koeficient të lartë. Në Grupin C ishin së bashku katër nga 12 skuadrat me renditjen më të mirë në botë sipas asaj që FIFA publikon cdo muaj. Italia, e 3-ta në botë, Franca (7), Holanda (10) dhe Rumania (12), ose përkthyer me statistikat e UEFA-s: Italia e para, Franca e pesta, Holanda e teta dhe Rumania e dhjeta.
Por Franca, dyherë fituese e Kampionatit Europian, grumbulloi vetëm një pikë, duke pësuar 6 gola e duke shënuar vetëm 1. Rumania, pas rezistencës ndaj Francës (0-0) dhe Italisë (1-1), u shkërmoq nga Holanda, e paraqitur me versionin "B".
Edhe Greqia, kampione e Euro 2004 dhe vendi i 8-të në botë e 6-ta në Europë, u largua nga Europiani pa asnjë pikë, duke pësuar jo vetëm tre humbje, por rregullisht edhe nga dy gola për ndeshje.
Cekia, vendi i 6-të në botë dhe e katërta në Europë, gjithashtu u eliminua nga Turqia, që në renditjen botërore renditet në vendin e 20-të (e 14-a në Europë). Nga ana tjetër, Anglia e 8-ta në Botë dhe e 7-ta në Europë, nuk ishte fare pjesëmarrëse në finalet e Euro 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›