Pero Pejiç i thotë “JO” Çerno More-s

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi- Sulmuesi kroat Pero Pejic nuk pranoi të bashkohet me skuadrën bullgare Cerno More. Kroati ishte një nga variantet kryesore për sulmin e "Detarëve", por sot u bë e qartë, se transferimi i futbollistit 26-vjecar të Dinamos, nuk do të arrihet. Lajmi u dha nga faqja sportive bullgare topsport.bg.
Tek Cerno More-ja kanë ngulur këmbë që Pejic të kalonte një provë 2-3 ditore, por kroati nuk ka pranuar, pasi ka kërkuar të nënshkruajë menjëherë kontratë me klubin.