E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Zeqo beson tek Skenderbeu

Skënderbeu-Tirana është supersfida e javës së 21-të të Superligës, por edhe kryefjala e kampionatit, pasi dueli ndërmjet kryesuesve dhe bardhebluve që renditen të dytët pritet të jetë vendimtar në luftën për titull. Këtë e ka të qartë edhe presidenti i korçarëve, Agim Zeqo që nënvijëzon se kjo sfidë do të jetë përcaktuese, por pa anashkaluar edhe ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.
Numri 1 i Skënderbeut beson se ndeshja do të jetë spektakolare, ashtu si edhe spektakli në tribuna, ku stadiumi do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, ndërsa nënvijëzon problemet me tifozët, që u ndeshën në fillim të sezonit në finalen e Superkupës pikërisht përballë Tiranës nuk do të përsëriten.
Interesimi për këtë përballje titanësh është i jashtëzakonshëm dhe presidenti Zeqo zbulon disa shifra pikante.
Sfida Skënderbeu-Tirana do të luhet të shtunën në orën 19.00. kampionët në fuqi të drejtuar nga Stanislav Levi kryesojnë Superligën me 44 pikë pas 20 javëve, ndërsa Tirana i ndjek me 43 pikë, aq sa ka edhe Teuta, por me golavarazh më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›