France Hirushja Kuevili
Tifozët e skuadrës amatore, Kuevili, e cila militon në kategorinë e tretë, kanë festuar pasi ekipi I tyre ka mposhtur në mënyrë surprizë skuadrën e Ligës së Parë, Rene dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Francës.
Antoni Laup shënoi në sekondën e fundit të takimit, ndërsa Kuevili arriti të shndërrohej në “Hirueshen” e aktivitetit, duke fituar me rezultatin 2-1. Por triumfi përballë Renesë nuk ishte surpriza e vetme për skuadrën modeste.
Më parë, Kuavili kishte eliminuar Olimpikun e Marsejës, ndërsa në finalen e 28 prillit ata do të kenë përballë Lionin, pasi 7-herë kampionët e Francës u kualifikuan pa probleme, duke fituar 4-0 përballë Ajasios së kategorisë së tretë.
Kuevili e nisi ndeshjen në mënyrë mediokre, megjithatë me kalimin e minutava ata shtuan ritmin e lojës, edhe sepse Rene nuk po dukej në një ditë të mirë. Tashmë finalja e Kupës së Francës në “Stade de France” do të jetë testi më I vështirë për klubin amator.
Kjo nuk është hera e parë që ekipi nga komuna me 22 mijë banorë e komunës në Seine-Maritime ka shansin të hyjë në histori. Në vitin 1927 ata kanë luajtur në finalen e Kupës, ku u mposhtën 3-0 nga Marseja, ata kanë qenë gjysmëfinalistë të këtij aktiviteti në vitet 1968 dhe 2010.