Skenderbeu-Tirana nxehet sfida

Paraqiten në këtë sfidë absolutisht si skuadrat më të forta të kampionatit, si dy lideret e Superligës dhe pretendentet kryesore në garën për titullin kampion.
Skënderbeu dhe Tirana do të përplasin brirët të shtunën në Korçë, në duelin shumë të rëndësishëm për kurorën e kampionit të Shqipërisë, ndërsa rezultati I takimit pritet të vendosë shumë përsa i takon fatit të edicionit për të dyja skuadrat.
Në kampin korçar, trajneri Stanislav Levi vlerëson forcën e kundërshtarëve, ndërsa thekson se ekipi I tij do të bëjë të pamundurën për të fituar, edhe I ndihmuar nga atmosfera që pritet të jetë spektakolare.
Në anën tjetër, drejtuesi i stolit të Tiranës, Hulian Rubio shfaq respect për kundërshtarët, megjithatë edhe pse nënvijëzon se e ka përgatitur ndeshjen, nuk preferon të japë detaje përsa I takon vendosjes taktike në fushë.
Skënderbeu kryeson Superligën me 44 pikë, vetëm një më shumë se Tirana. Takimi I fazës së parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa për këtë sfidë, në letër korçarët kanë avantazhin e fushës, edhe pse bardheblutë kanë treguar se mund të fitojë kudo. Ndërkohë, FSHF ka refuzuar kërkesën e 24-herë kampionëve për gjyqtarë të huaj në Korçë, me argumentimin se kërkesa është bërë shumë vonë.