E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker i pari ne Kine

Mikael Shumaker u rikthye në pistën ku ka regjistruar fitoren e 91-të dhe të fundit në karrierë, duke regjistruar kohën më të shpejt me makinën e tij Mercedes në provat e lira të Çmimit të Madh të Kinës.

Ndërsa skuadrat vendosën që Çmimi i Madh i Bahrejnit, i planifikuar për javën e ardhshme të zhvillohet si normalisht, pilotët në pistë kanë provuar strategjitë më të mira në kuadër të garës së Kinës. 

43-vjeçari Shumaker, që për herë të funidit ka fituar piëkrisht në vitin 2006 në Shangai me Ferrarin, regjistroi kohën më të mirë me një minutë, 35 sekonda e 973 të mijtat. Pas shtatë herë kampionit të botës u pozicionua Luis Hemilton me MekLaren, që në provat e paradites kishte regjistruar kohën më të mirë. 

Megjithatë, synimi i britanikut për të rrëmbyer “pole position”-in e tretë radhazi ka marrë një goditjue të madhe, pasi ai do të penalizohet me pesë vende në vijën e nisjes, pasi ndryshoi kutinë e marsheve.

Në vendet tre dhe katër janë pozicionuar dy pilotët e skuadrës kampione të botës, Red Bull. Sebastian Fetel ishte afro 2 të dhjetat më I ngadaltë se Shumaker, ndërsa pak më mbrapa vinte shoku i tij i skuadrës, Mark Veber. Paraqitja e mirë e Mercedesit dhe MekLarenit u kompletua nga vendet pesë dhe gjashtë për Niko Rosberg dhe Xhenson Baton.

Ndërkohë, Ferrari tregoi të tjera probleme. Fernando Alonso regjistroi kohën e dhjetë, me një minutë, 37 sekonda e 316 të mijtat, ndërsa Masa ishte i 17-ti, me afro dy sekonda e gjysmë diferencë nga kryesuesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›