E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Franca kualifikohet

Kombëtarja e Francës ka arritur të nxjerrë një barazim prej 1-1 përballë Bosnje e Hercegovinës për të marrë biletën për në Ukrainë dhe Poloni.

Edin Dzeko krijoi epërsi për mysafirët pesë minuta pa u mbyllur gjysma e parë dhe ky avantazh zgjati deri në minutën e 78-të.

Pas një penaltie të akorduar për Trekolorët, Samir Nasri ishte i saktë nga pika e bardhë për t`i siguruar përfaqësueses së tij pozitën e parë në Grupin D me një pikë më shumë se Bosnje e Hercegovina.

Ndërsa Franca kualifikohet direkt për në Euro 2012, ballkanasit do ta kërkojnë kualifikimin përmes “play-offit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›