Shqipëria ngec në Euro 2012, barazon me Rumaninë

Lamtumirë stadiumi "Qemal Stafa", lamtumirë Josip Kuzhe! Shqipëria e ka mbyllur fazën eliminatore të "Euro 2012" me një barazim 1-1 me Rumaninë, në ndeshjen e fundit në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".Në ndeshjen që sipas të gjitha gjasave ishte e fundit edhe për trajnerin Josip Kuzhe kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Salihin në minutën e 24-t, por rumunët arritën të barazonin në minutën e 76-të me anë të Luçin.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin pozitiv 1-0 me golin e Hamdi Salihit në minutën e 24-t nuk i ka dhënë epërsinë. Një pjesë e dytë që foli më shumë për miqtë dhe që në minutën e 78 Rumania shënon golin e barazimit. Luchin dërgon në rrjetë një top në shtyllën e dytë pas një goditjeje këndi. Më herët në një dalje para mediave trajnieri Josip Kuzhe kishte premtuar një mbyllje me nder të përfaqësimit të kombëtares shqiptare në Euro 2012, mirëpo një gjë e tillë edhe pse në Qemal Stafa, edhe pse ndaj Rumanisë, nuk ka ndodhur.