E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Greqi-Poloni 1-1 Rusi-eki 4-1

Surprizë e Greqisë, bllokohet Polonia
Përfundon në barazim 1-1 ndeshja inauguruese e Euro 2012 ndërmjet Polonisë dhe Greqisë. Ndeshja e parë e Grupit A e luajtur në Varshavë ka dhuruar emocione pafund, dy gola nga Levandovski dhe Salpingidis, dy kartonë të kuq, një 11-metërsh i shpërdoruar dhe disa gabime të gjyqtarit.

Në të 17-tën ishin vendasit e Polonisë ata që gjetën me meritë golin e avantazhit me Levandovskin, që dërgoi në rrjetë me kokë një top të harkuar nga Blaszikovki nga e djathta. Rrjeta vjen si një ndëshkim për Greqinë, sepse në këtë rast mbrojtja helene ka qenë fajtore me rreshtimin e gabuar.

Pjesa e parë e lojës është praktikisht një monolog i polakëve, ndërsa përpara pushimit ndërmjet pjesëve, Greqia mbetet në inferioritet numeric, pasi gjyqtari spanjoll Velasko Karbajo tregohet ndoshta më I ashpër secc duhet dhe largon nga fusha Papastathopulos.

Vetëm pak sekonda më pas, helenët e drejtuar nga Fernando Santos pretendojnë një 11-metërsh pas një faulli të diskutueshëm të Perkuis në zonë, por “bilbili” vazhdon lojën. Në fraksionin e dytë të lojës ndryshon gjithccka. Pavarësisht inferioritetit numerik, Greqia zbret në fushë si një skuadër ndryshe dhe arrin të barazojë në të 51-tën me Salpingidis.

Polonia vuan goditjen dhe ndryshon sjellje në fushë, duke I dhuruar shumë terren grekëve, madje këta të fundit mund të kishin realizuar edhe golin e dytë. Kur kronometri tregonte 68 minuta, portiere Shezni pengon në zonë Salpingidis: gjyqtari akordon penallti, ndërsa portieri i Arsenalit ndëshkohet me karton të kuq.

Megjithatë, nga pika e bardhë Karagunis gabon, me portierin rezervë Titon që kupton gjithccka dhe vetëm pas pak sekondave në fushë shndërrohet në heroin e Polonisë. Në sekondat e fundit të takimit, vendasit provojnë gjithccka, por grekët mbrohen mirë dhe dy skuadrat ndajnë vetëm nga një pikë.

Rusia dërrmon Çekinë, fitore e thellë e e ekipit të trajnerit Advokat
Rusia ka shkatërruar Çekinë 4-1 në ndeshjen e dytë të këtij kampionati europian duke treguar se suksesi 3-0 ndaj Italisë në miqësore nuk ishte një rastësi.

Skuadra e trajnerit Dik Advokat ishte në avantazh gjatë gjithë kohës duke shënuar fillimisht me anë të Alan Xhagojevit në minutën e 15-të dhe pastaj një tjetër gol me autor Roman Shirokov 9 minuta më pas.

Deri në fund të pjesës së parë çekët nuk patën forca për të reaguar, por ia dolën të shënonin gol në nisje të së dytës. Realizues ishte Vaclav Pilar dhe për skuadrën e trajnerit Bilek u ndez shpresa se mund të merrej të paktën barazimi.

Nuk ndodhi kështu, pasi Alan Xhagojev shënoi edhe golin e tretë për Rusinë dhe të dytin personal në minutën e 79-të. Tre minuta më vonë, Roman Pavljuçenko shënoi edhe golin e katërt për rusët që fituan krejt ndeshjen 4-1, duke dhënë një sinjal të qartë se do të jenë pretendentë seriozë në këtë kampionat europian.

Skuadra e trajnerit Advokat kryeson grupin A me 3 pikë pas ndeshjeve të para, ndërsa pas saj vijnë Polonia e Greqia me nga një pikë, ndërsa Republika Çeke është e fundit, pas kësaj humbjeje të rëndë.

Ndeshjet e dyta në këtë grup do të luhen në datën 12 qershor dhe do të jenë Greqi-Çeki në orën 18:00 dhe Poloni-Rusi në 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›