E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sherr me thika te plazhi vjeter

Një vrasje është parandaluar nga policia e Vlorës ndërsa në një lokal pranë vendit të quajtur Plazhi i Vjetër disa persona ishin përfshirë në një konflikt me thika. Njeri prej agresorëve i cili përveçse thikës kërcënonte edhe me armë zjarri, po tentonte të vriste kamarierën e lokalit për arsye ende të paqarta. Kjo ka bërë që dhe persona të tjerë t’i dalin në mbrojtje gruas. Por kur policia ka mbërritur në këtë ambjent në kohë rekord, autori kryesor i konfliktit ka hedhur përtokë një armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por ai u kap në afërsi të lokalit. Policia beri arrestimin e  Elis  Dollanit, i cili për motive të dobëta është konfliktuar me kamarieren e këtij lokali shtetasen A. K., të cilën fillimisht e ka dëmtuar duke përdorur thikë dhe më pas ka marrë armën e zjarrit automatik të cilën nuk ka mundur ta përdorë falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›