Parlamenti iranian merr në pyetje Ahmedinejadin

Parlamenti iranian ka nisur të marrë në pyetje presidentin, Mahmoud Ahmedinejad, në lidhje me keqadministrimin e ekonomisë së vendit si dhe në lidhje me kundërshtimet ndaj liderit suprem, Ajatollah Ali Homneit.
Kjo është hera e parë që parlamenti thërret një president për ta marrë në pyetje, që nga revolucioni i vitit 1979.
Ligjvënësi konservator Ali Motahari, një kundërshtar i Ahmedinejadit, ka nisur procesin e marrjes në pyetje.
Ngjarja është transmetuar direkt në televizionin shtetëror.