E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja serbe, pa autorizime për zgjedhjet në Kosovë

Predrag Grgiq, kryetar i Komisionit Zgjedhor Republikan (KZR) në Serbi ka thënë se, tani për tani, ata nuk kanë marrë asnjë autorizim nga Qeveria e Serbisë për organizim të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Grgiq për mediat serbe ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve lokale është punë e komisioneve komunale dhe atyre të qyteteve, por KZR-ja mund të marr autorizime nga qeveria e Serbisë për organizim të tyre.

“Deri tani nuk kemi marr autorizime të tilla nga Qeveria e Serbisë. KZR-ja nuk ka autorizim për zgjedhjet lokale në Kosovë, përveç nëse na autorizon qeveria”, ka thënë Grgiq duke rikujtuar se KZR-ja ka organizuar zgjedhjet lokale në Kosovë gjatë vitit 2008 në bazë të përfundimeve të cilat atëherë janë marr nga Qeveria e Serbisë.

Në Qeverinë e Serbisë nuk kanë qenë në gjendje të thonë nëse janë përcjellë autorizimet në KZR për mbajtje të zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›