E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli nuk e do Gjermaninë kampione

Përgatiti: Erion ABULE

Nëse fiton skuadra e Lëvit, kanelarja Merkel do të ketë një jetë të lehtë. Një sukses i francezëve do të zhvendoste ekuilibrat. Edhe Poloninë dhe Ukrainën se do njeri

Europa është një çështje politike.

Europa që ka rëndësi, ajo ekonomike, po shikon me shqetësim Europianin 2012. Ideja që Gjermania mund të fitojë turneun e saj të katërt, i ka lënë pa gjumë analistët financiarë. Një shaka? Aspak.

Një fitore e Gjermanisë, e cila debutoi me fitore para dy ditësh ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë në grup, mund të shtojë atë sens superioriteti që e ka bërë Berlinin të komandojë të gjithë Kontinentin e vjetër në emër të një ndëshkimi që nuk ka të bëjë aspak me goditjen nga pika e bardhë…

Histori dhe futboll, futboll dhe histori. Një lidhje e fortë, një ecuri asnjëherë e ndërprerë para së gjithash në momente krize. Një fitore futbollistike ka përfitime mbi shoqërinë, konsumin dhe ekonominë. Një triumf në turneun polako-ukrainas, është pozitiv për të gjithë.

GJERMANIA Duke filluar nga vetë Gjermania e Angela Merkelit. Kancelarja kërkon të rifitojë qetësinë pas kritikave të ardhura mbi drejtimin e krizës edhe pas fitores së socialistit Holond në Francë. Të marrësh përfitime nga fushat e futbollit, nuk do të ishte një gjë e re për gjermanët: si mund të harrohet Italia 90 dhe ai triumf i Mateusit me shokë pak muaj pas rënies së murit të Berlinit? Më 8 korrik u arrit fitorja ndaj Argjentinës në finalen e Romës. Më 3 tetorin pasardhës, vjen ribashkimi zyrtar i vendit.

Do të bëhej gjithsesi një ditë. Por ecuria mbi të ashtuquajturën Mbrëmje Magjike, pa dyshim ka bashkuar më shumë vendin se politikën.

AXURRËT Italisë i kanë bërë mirë skandalet. Edhe Italia ëndërron një fitore. Duke lënë mënjanë supersticiozitetin, problemet gjyqësore u kanë sjellë gjithnjë fat axurrëve. Fitorja në Botërorin e Spanjës 82, pasoi skandalin e basteve në futboll që solli deri dhe skualifikimin e atij që do të bëhej pikërisht heroi i veprimtarisë, Paolo Rosin.

Triumfi në 2006-ën në Gjermani, erdhi pikërisht në kulmin e skandalit të Calciopoli-t. Kush e di nëse skandali i ri i basteve nuk i sjell fat Prandelit, si Bearxoti dhe Lipi. Siç ndodhi gjashtë vjet më parë, fitorja jo vetëm që i solli ekonomisë italiane përfitime në terma ekonomikë, por pa edhe një herë të gjithë botën politike të përfitojë nga ngjarja.

Më shumë se futbolli, sporti kombëtar ka qenë gjithnjë ngjitja në karron e fituesve. Kush e di nëse edhe kryeministri Mario Monti, i cili pak javë më parë propozoi pezullimin e kampionateve për disa vite, në rast fitoreje të rishohë pozicionin e tij dhe të sillet si parlamentarët e kontinentit të vjetër…

PARISI SHPRESON Po sikur të fitojë Franca? Një titull i tretë kontinental mund ta përforcojë presidentin Fransua Holond. Europa duket në kërkim të një hapi përpara, të një shpërthimi, të një diçkaje të re. Dhe banori më i ri i Elizeut, ia ka arritur të tërheqë rreth vetes së tij kureshti dhe pritje.

Një fitore e bluve do ta drejtonte erën drejt Parisit, duke e zhvendosur nga Berlini. Jo vetëm nga Roma. Edhe Madridi shpreson në një sukses. Triumfi i dyfishtë në Austri-Zvicër dhe Afrikën e Jugut, nuk i shpëtoi spanjollët nga kriza, por një tripletë  do tia shtonte moralin një vendi në vështirësi të madhe.

Për të mos folur për Greqinë, që do të japë gjithçka që ka mundësi për të përsëritur shpërthimin e tetë viteve më parë, kur, kundrejt çdo parashikimi, ngriti kupën e Europianit në Portugali. Shenja e fundit, u takon organizatorëve të veprimtarisë. Sipas shtypit italian, Bashkimi Europian, nuk do ta vlerësonte një fitore të Polonisë dhe Ukrainës.

Të parët rrezikojnë të zhvendosin ekuilibrin drejt Lindjes, ndërsa të dytët, pas polemikave të çështjes Timoshenko, vështirë se mund të fitojnë përballë vendeve të tjera komunitare.

Xagojev, golashënuesi më i mirë falë dygolëshit të vetëm

2 gola: A.Xagojev (Rusia)

1 gol: R.Levandovski (Polonia), D.Salpingidis (Greqia), R.Shirokov e

R.Pavluçenko (Rusia), V.Pilar (R Çeke), M.Krohn-Dehli (Danimarka), M.Gomez (Gjermania).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›