E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger nuk e hap kuletën

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se është i brengosur nga thirrjet e tifozëve për shpenzime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës. Përkrahësit e Arsenalit kanë këshilluar Wengerin të sjellë emra të mëdhenj pas përfundimit të një tjetër sezoni pa asnjë titull të fituar.

Wenger është i kujdesshëm rreth investimeve të mëdha sepse nuk dëshiron të rrezikojë të ardhmen financiare të klubit dhe beson se ekipi i tij nuk ka nevojë për blerje të mëdha. “Ne duam të përmirësohemi në kualitet. Nuk është e domosdoshme të sjellim futbollistë të mëdhenj, pasi në përgjithësi besoj se ju nuk mund ta fitoni titullin nëse pranoni 40 gola”, tha Wenger për Sky Sports.

“Më brengos ajo çfarë kërkojnë tifozët. Ne të gjithë e duam klubit dhe dëshirojmë atë që është më së miri për ekipin, por jetojmë në një botë jo për të qenë të çmendur. Ne duhet të paguajmë rrogat në fund të muajit dhe të respektojmë rregullat tona të biznesit”, përfundoi ai. Përforcimi i parë i Arsenalit për sezonin e ardhshëm pritet të jetë sulmuesi maroken Marouane Chamakh, i cili do të vjen si futbollist i lirë nga Bordeaux.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›