Messi, afër Këpucës së Artë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është favorit për të fituar Këpucën e Artë të golashënuesit më të mirë në Evropë. Konkurrenti më i afërt i argjentinasit është sulmuesi i Udineses, Antonio di Natale, i cili një xhiro para përfundimit të sezonit në Serie A gjendet në kuotën e 28 golave, katër më pak se Messi.
Në garë janë edhe dyshja e Realit, Gonzalo Higuain (27 gola) dhe Cristiano Ronaldo (26). Nëse e fiton çmimin, Messi do të jetë pasardhës i yllit të Atletico Madridit, Diego Forlan, i cili sezonin e kaluar realizoi 32 gola.
Nëse Messi shënon së paku një herë kundër Valladolidit në fundjavë, do të jetë realizuesi më i mirë në Evropë në tetë sezonet e fundit. Më 2001/2008, sulmuesi i Portos, Jardel kishte shënuar 42 gola në kampionatin portugez. Golat e realizuara në pesë ligat më të mëdha evropiane llogariten me koeficientin 2. Më së tepërmi gola në Evropa ka shënuar sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez (35), por koeficienti i kampionatit holandez është 1.5.
Golashënuesit më të mirë në Evropë:
1. Lionel Messi 32 gola - 64 pikë
2. Didier Drogba 29 - 58
3. Di Natale 28 - 56
4. Gonzalo Higuain 27 - 54
5. Luis Suarez 35 - 52.5
6. Wayne Rooney 26 - 52
7. C. Ronaldo 26 - 52
8. Darren Bent 24 - 48
9. Carlos Tevez 23 - 46
10. Edin Dzeko 22 - 44