Euro 2012, gati finalja Itali-Spanjë
KIEV- Spanja dhe Italia do të zhvillojnë të dielën në mbrëmje betejën më të rëndësishme futbollistike të vitit. Në stadiumin “Olimpiski” të Kievit, përballë do të jenë kampionët në fuqi të Evropës dhe surpriza më e madhe e turneut, Italia e Çezare Prandelit, një skuadër e ridimensionuar dhe që luan një futboll ndryshe nga e gjithë historia e saj. Presidenti Xhorxhio Napolitano i ka dërguar një letër urimi trajnerit Çezare Prandeli në prag të finales, duke e ftuar atë dhe skuadrën në pallatin presidencial ditën e hënë. Sido që të shkojë ndeshja, për të kaltërit do të ketë një pritje heronjsh, pasi ata kanë zhvilluar për çudi futbollin më të bukur të këtij Europiani.
Trajneri i Italisë Çezare Prandeli e di mirë se ndaj Spanjës është një histori komplet tjetër nga ndeshja me Gjermaninë, pasi bëhet fjalë për një “klon” të Barcelonës, por pa Lionel Mesin. “Spanja është skuadra për t’u mundur, - deklaroi tekniku para gazetarëve të shumtë në Kiev. – Ata janë më të mirët, janë kampionët e botës, por në krahasim me barazimin 1-1 në Gdansk, ne jemi rritur shumë në aspektin fizik dhe kemi gjetur sigurinë që kishim humbur”, shton tekniku italian. Prandeli e ka gati “recetën” për të triumfuar ndaj kampionëve të botës: “Duhet të luajmë si me Gjermaninë, ta përgatisim ndeshjen duke parë me kujdes videot”, thotë ai. Ndërkohë, Xhixhi Bufon falënderoi presidentin Xhorxhio Napolitano për mbështetjen e dhënë, duke e quajtur atë një person të përmasave të mëdha.
Finalja Itali-Spanjë do të gjykohet nga portugezi Pedro Proença, një fatsjellës për të kaltërit dhe shumë i kritikuar nga mediat spanjolle.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)