Në 4 vjet Spanja fitoi gjithcka, një fitore larg historisë
KIEV- Spanja është sot për sot ekipi më i fortë i botës, por historia e saj e suksesit, nisi pikërisht në vitin 2008. Në fakt, këto katër vitet e fundit kanë ndryshuar historinë e futbollit spanjoll. Doli në skenë Barcelona e Pep Guardiolës, skuadra më e mirë e historisë, e aftë ta kthejë futbollin në art duke fituar 14 trofe. Pastaj ishte kombëtarja, e cila në vitin 2008, falë një ansambli të jashtëzakonshëm, fitoi Europianin e dytë që prej vitit 1964.
Në 2010-tën erdhi Kupa e Botës, duke barazuar kështu rekordin e Gjermanisë në vitet ‘70. Ajo skuadër fitoi Europianin 1972 dhe Botërorin 1974, ndërsa në finalen e Euro 1976, u mund me penallti nga Çekosllovakia e Panenkës. Deri në 2008-tën, Spanja kishte fituar vetëm Europianin 1964, me një skuadër të përbërë nga Suarez e Gento. Njeriu i kthesës 4 vjet më parë quhej Luis Aragones, që e mori drejtimin e kombëtares pas largimit të Injaki Saez në fund të Euro 2004. Aragonez gjesti një skuadër të re, të mbushur me lojtarë që sot formojnë një telajo shumë pranë perfeksionit. Kishte në mesfushë emra si Ksavi e Iniesta, ndërsa veç David Silvës, futi në ekip edhe Markos Senën. Për kujtesë, njerëz si Ksabi Alonso e Fabregas qëndronin në stol. Në sulm ishte David Vija e Fernando Torres, autor i 24 golave me Atletikon, ndërsa në mbrojtje Pujol, Marçena, Kapdevila e Serxhio Ramos. Spanja fitoi Europianin duke arritur 6 fitore, një prej të cilave, më 22 qershor 2008, ndaj Italisë me penallti.
Në Botërorin 2010, skuadrës iu shtua një mbrojtës i quajtur Pike dhe një mesfushor si Serxhi Buskets dhe sërish ishte perfeksion, duke mundur 1-0 Holandën në finale. Pjesa tjetër, është histori e njohur, ndërsa spanjollët sot në mbrëmje mund të tentojnë të futen në histori si skuadra e parë që fiton tre trofe të rëndësishëm radhazi, por a do t’ia arrijnë? Në Madrid besojnë, madje nuk kanë munguar edhe magjitë e njohura Vudu.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)