Euro 2012 përmirëson imazhin e Ukrainës
KIEV- Kampionati evropian i futbollit ''Euro-2012'' bashkorganizuar nga Ukraina ka bërë të mundur përmirësimin e imazhit jashtë vendit të kësaj ish-Republike sovjtike që ka qenë shënjestër e kritikave të shumta, theksoi sot shtypi lokal pas finales në Kiev.
"Për tre javë, Ukraina reshti së qëni e konsideruar si një vend i rrezikshëm dhe politikanët evropianë kanë harruar bojkotin e tyre'', shkruan e përditshmja ''Segodnia''.
Disa qeveri evropiane, veçanërisht Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania refuzuan të dërgojnë përfaqësues në ndeshjet e ekipeve të tyre në Ukrainë për të protestuar kundër fatit të ish-kryeministres dhe opozitares Julia Timoshenko burgosur që prej një viti për motive politike, sipas Bashkimit Evropian, që kërkon lirimin e saj.
Megjithatë, personalitete të shumta evropiane kanë marrë pjesë në finalen e fituar dje nga Spanja përballë Italisë me rezultatin 4-0, mes të cilëve kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, princi Felipe, kryeministri italian italien Mario Monti dhe presidenti polak, Bronislaw Komorowski, vendi i të cilit bashkorganizon këtë kampionat.
Kampionati evropian i futbollit ''Euro-2012'' ka hedhur poshtë të gjitha klishetë e këqija për ish-Republikën sovjetike'', vijon Segodnia.
"Ukraina do të konsiderohet tashmë si një vend i njerëzve miqësorë, vajzave të bukura dhe i lirisë'', e mbyll artikullin e përditshmja ''Segodnia''
(e.m/BalkanWeb)