Të gjithë skeptikë për Italinë, rrugë e vështirë drejt finales
KIEV- Italia është padyshim befasia e këtij Europiani, një skuadër që e nisi turneun mes akuzave të panumërta për një skandal bastesh që preku edhe emrat e mëdhenj të saj, si portieri Bufon, mbrojtësi i larguar Krishito apo Bonuçi. Askush nuk mendonte se të kaltërit do të arrinin deri në finale, por që në ndeshjen e parë ndaj Spanjës ata treguan një futboll ndryshe, me stil sulmues, kjo edhe në sajë të një forme fizike vërtet brilante në këtë periudhë.
Pas barazimit 1-1 me iberikët, erdhi një tjetër po në këto shifra ndaj Kroacisë dhe Italia dukej e eliminuar që në grup. Por, spanjollët respektuan futbollin dhe fituan në ndeshjen ndaj kroatëve, ç’ka u lejoi të kaltërve që të avanconin në turin tjetër me fitoren 2-0 kundër Irlandës. Në çerekfinale, Italia tregoi se mbetet një skuadër shumë e rrezikshme kur kalon grupin. Ajo mposhti 4-2 me penallti Anglinë, pasi 120 minutat kishin përfunduar 0-0.
Ky triumf erdhi pas një dominimi të plotë, por që për fat të keq nuk u shoqërua me gol gjatë lojës. Megjithatë, ndeshja që kurorëzoi italianët si një skuadër e frikshme, ishte ajo me Gjermaninë. Me një mesfushë ku maestro Pirlo bën gjithçka mirë, të kaltëriut kanë avancuar drejt finales. Hero ishte njeriu më i kritikuar, Mario Baloteli, autor i dy golave mjaft të bukur në pjesën e parë. Gjermanët ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe si rrjedhojë, Italia siguroi një vend në finale, ku tashmë të gjithë e shohin si favorite.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)