E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalja, tifozët spanjollë e italianë ‘pushtojnë’ Kievin

KIEV- Tifozët spanjollë e italianë kanë udhëtuar drejt Kievit ditën e sotme, ku pas pak minutash do të startojë finalja e madhe e kampionatit europian mes Italisë dhe Spanjës. Tifozët e dy skuadrave janë optimistë për fitimin e trofeut, ndërkohë që kjo është hera e parë që Italia e Spanja përballen në finale të një kompeticioni të madh. Aeroporti i Kievit ka patur një dyndje të jashtëzakonshme ditën e sotme, me dhjetëra fluturime nga qytetet e Spanjës e të Italisë. 

Spanjollët shihen nga të gjithë favoritë, por italianët janë optimistë se me stilin e tyre të ndryshuar të lojës do të arrijnë t’ia dalin edhe këtë herë. Dy skuadrat vijnë në finale pasi e nisën këtë Europian me përballjen ndaj njëra-tjetrës, ku Italia tregoi sërish se mbetet një ekip ters për spanjollët. Në 92 vitet e fundit, Spanja nuk ka fituar asnjëherë ndaj të kaltërve në kohën e rregullt, ndërkohë që në përballjen e vitit 2008 në ccerekfinale, ajo fitoi 4-2 me penallti.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›