Balotelli duhet të tregojë përgjegjësi

Mario Balotelli është këshilluar të tregojë përgjegjësi në Euro 2012 nga bashkëlojtari i tij, Thiago Motta.
Mesfushori i cili luajti së bashku me Balotellin gjatë kohës sa ata ishin anëtarë të Interit, thotë se 21 vjeçari mund ta bëjë dallimin dhe tregojë përgjegjësi.
“Vetëm ashtu ai mund ta bëjë dallimin, jam i sigurt se do të paraqitet mirë”, deklaroi Motta gjatë një konference për shtyp. Balotelli pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Spanjës të dielën edhe pse të hënën pësoi një dëmtim në kofshë.
Balotelli ka zgjuar vëmendje para fillimit të Evropianit kur kërcënoi se do të largohet nga fusha nëse fyhet në baza racore si dhe vendosi që në fanellë të mbajë emrin e tij të plotë familjar, Barwuah Balotelli.