Barcelona blen Alban

Barcelona ka angazhuar përforcimin e parë gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas medieve spanjolle, gjiganti katalan ka siguruar shërbimet e yllit të Valencias, Jordi Alba.
Reprezentuesi spanjoll i cili mbulon krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës thuhet se ka arritur marrëveshje me Barcelonën deri më 2017.
Në Nou Camp e pret paga prej 1.1 milionë eurosh në vit. Kurse, me shitjen e tij Valencia besohet se do të përfitojë rreth 15 milionë euro. Alban ë të kaluarën ishte kërkuar edhe nga Manchester United.