Euro 2012, legalizohen prostitutat

Ukraina mund të legalizojë prostitucionin përpara Kampionatit Europian të futbolli të vitit 2012, të cilën do ta organizojë së bashku me Poloninë. Propozimi vjen nga një prej këshilltarëve më të dëgjuar nga presidenti Jushenko, ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitcko. "Europianët mund të mbeten të shokuar nga sjellja e ukrainasve, -shpjegon Klitcko, këshilltari i presidentit për sportin, - por, rrugët tona janë të mbushura me prostituta, dhe legalizimi është zgjidhja më e lehtë".