Skënderbeu synon Pejiçin Lenën e Sadikun
Mesfushori që mbylli sezonin te Flamurtari, Nijaz Lena, është gati të hedhë firmën për Skënderbeun. Nga burime pranë klubit bardhekuq mësohet se bisedimet, të cilat kanë nisur ditë më parë, janë drejt finalizimit. Dhe kalimi i tij te Skënderbeu pritet të zyrtarizohet nga ditë në ditë. Një tjetër emër që kërkohet nga krerët e Skënderbeut është edhe ai i kroatit Pero Pejiç. Duke qenë se korçarët kanë vijuar gjithnjë në sulm, kërkojnë një emër big në këtë repart. Por, veç kroatit, korçarët duan edhe sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadiku, i cili luan në Zvicër te Lokarno.