E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Ujkani, zyrtarisht te Palermo

Samir Ujkani është përfundimisht një lojtar i Palermos. Presidenti i këtij klubi, Mauricio Zamparini, ka blerë dje gjysmën tjetër të kartonit të portierit të Kombëtares shqiptare, e cila mbahej nga Novara. Sakaq, në një intervistë për mediat italiane, Ujkani ka shprehur kënaqësinë e arritjes së marrëveshjes. Më vjen mirë që presidenti flet mirë për mua dhe më jep besim. Shpresoj tia shpërblej në fushë. Presidentin e kam takuar disa kohë më parë dhe më tha fjalë të mira duke më dhënë moral për tu rikthyer më i fortë pas dy dëmtimeve të rënda, theksoi Samir Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›