E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro U-19, Shqipëria në Grupin 1 kundër Italisë

Italia është kundërshtarja e madhe e Shqipërisë U-19 për fazën e grupeve paraeliminatore të Kampionatit Europian U-19, për sezonin 2009-2010. Djemtë e Ramadan Shehut do të përballen me Italinë, Irlandën e San Marinon. Ndeshjet do te zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino. Edhe U-21 është ndeshur me Italinë e kësaj moshe, ndërsa Kombëtarja e madhe nuk e ka pasur kurrë rastin.

52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund. Këto takime do të luhen në pranverë të vitit 2010. Fituesit e shtatë grupeve të Elite Raund do të bashkohen me Francën, vendin organizator. Finalet e Kampionati Europian do të luhen gjatë verës së vitit 2010.

Gjatë eliminatoreve të fundit, Shqipëria U-19 arriti të kalojë fazën e grupeve paraeliminatore, duke nxjerrë jashtë loje Serbinë e Lihteshtejnin, e duke u renditur e dyta pas Spanjës. Në fazën Elite Raund, Shqipëria U-19 u përball me Gjermani, Sllovakinë e Kroacinë. Ndeshjet e fundit ndërkombëtare të Shqipërisë U-19 janë ato kundër Anglisë, Serbisë e Irlandës së Veriut.

GRUPI 1
Irlandë
Itali
San Marino
Shqipëri

E Merkure, 03 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›