E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnja, dy ndeshje në fushë asnjanëseEdhe pse drejtuesit e klubit fierak kërkuan fitoren në tavolinë, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit la të pandryshuar rezultatin zyrtar të takimit, të fituar 3-1 nga lushnja

Dy ndeshje në fushë asnjanëse, një e tretë pa shikues dhe 100 mijë lekë gjobë. Kaq i kushtoi “syri i Shoshit’, kapitenit të Apolonisë, i dëmtuar rëndë pas goditjes me gurë nga një tifoz gjatë ndeshjes së javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Edhe pse drejtuesit e klubit fierak kërkuan fitoren në tavolinë, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit la të pandryshuar rezultatin zyrtar të takimit, të fituar 3-1 nga lushnjarët.

“Klubi i Futbollit “Lushnja” për hedhje sendi të fortë në fushë, që ka sjellë si pasojë dëmtimin e lojtarit kundërshtar, në bazë të neneve 4 e 24/14 të KDS (Kodit Drejtësisë Sportive) dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim të fushës së lojës, 1 (një) ndeshje tjetër pa praninë e shikuesve dhe 100.000 lekë gjobë”, - thuhej në komunikatën e publikuar nga FSHF-ja.

Komisioni hodhi poshtë ankesën e Apolonisë në lidhjen me kërkesën për pikë në tavolinë si të pabazuar në rregullore. Lojtari i Apolonisë, Uashington Junior për goditje me shkelm të
kundershtarit, në bazë të nenit 26/1,b të KDS-së dënohet me 5 (pese) ndeshje. Komisioni morri një sërë vendimesh të tjera për ekipet dhe lojtarët e kategorive inferiore.

Tirane, me 03.12.2008
KOMISIONI I DISIPLINES
I mbajtur ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines te FSHF-se per shqyrtimin e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e Kampionatit Kombetar. Komisioni pasi u njoh me dokumentacionin e paraqitur nga Sektori I Garave, shqyrtoi pamjet filmike, relacionin e Ispektoreve te Disiplines, degjoi palet present dhe si I diktutoi ceshjet ne teresi

Vendosi
1. Ekipi I KF “Lushnja” per hedhje sendi te forte ne fushe qe ka sjelle si pasoje
demtimin e lojtarit kundershtar, ne baze te neneve 4 e 24/14 te KDS denohet me
2 (dy) ndeshje pezullim te fushes se lojes, 1 (nje) ndeshje tjeter pa pranine e
shikuesve dhe 100.000 leke gjobe.
2. Ekipi I KF “Pogradeci” per hedhje te sendeve te forta ne fushe qe ka sjelle si
pasoje demtimin e lojtarit kundershtar, ne baze te neneve 4 e 24/14 te KDS
denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim te fushes, 1 (nje) ndeshje tjeter pa pranine e
shikuesve dhe 100.000 leke gjobe.
3. KF Burreli per hedhje te fishekzjarreve ne fushe me pasoje demtimin e lojtarit
kundershtar por pa pasoja per shendetin, ne baze te neneve 4 e 24 te KDS
denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e shikuesve.
4. Lojtari I KF “Apolonia” Washington Junior per goditje me shkelm te
kundershtarit, ne baze te nenit 26/1,b te KDS denohet me 5 (pese) ndeshje
pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 100.000 leke gjobe.
5. Lojtari Nertil Stoja I Luftetarit per goditje me grusht te kundershtarit e mbetur
ne tentative ne baze te neneve 26/1,b e 15 te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje
pezullim dhe 30.000 leke gjobe.
6. Lojtari R.Sula I Tepelenes per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te KDS
denohet 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5000 leke gjobe.
7. Lojtari Klevis Murati I Egnatias per ofendim te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te
KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5000 leke gjobe.
8. Lojtaret e KF “Korabi”, Besfort Laci,Gazmir Shahu, Erblin Laci e Ervin Lleshi
dhe lojtari I KF “Velecikut” Urim Bushati per goditje me grushta e shkelma te
kundershtarit, duke pare veprimet ne fushe, ne baze te neneve 4 e 26/1,b te KDS
denohet respektivisht:
a) Besfort Laci e Gazmir Shahu denohen me 10 (dhjet) ndeshje pezullim dhe
20.000 leke gjobe secili;
b) Erblin Laci,Ervin Lleshi e Urim Bushati denohen me 6 (gjashte) ndeshje
pezullim dhe 10.000 leke gjobe secili.
9. Lojtaret e ekipit U-17 te Tiranes, Dorjan Bardhi, e Xhelil Sulejmani per ofendim
te arbitrit ne baze te nenit 26/7 te KDS denohen me nga 2 (dy) ndeshje pezullim
dhe 5000 leke gjobe secili.
10. Trainieri I ekipit U-17 te Tiranes, Blerim Metani per ofendim te arbitrit, ne
baze te nenit 25/5 te KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 5000 leke
gjobe.
11. Mospranimin e ankeses se KF “Apolonia” per ndeshjen me ekipin e Lushnjes
si te pabazuar ne rregullore.
12. Ankesa e KF “Veleciku” do te shqyrtohet ne mbledhjen e ardhshme te
Komisionit me date 10.12.2008 pasi te thirren dhe gjyqtari e vezhguesi I
ndeshjes per tu degjuar.
Kunder vendimit mund te behet ankim Brenda pese diteve ne Komisionin e
Apelit.
Kryetar Sekretar Anetar
Eno Bushi Rramazan Ragami Saimir Dauti
Zbardhi nga origjinali: z.Marjus Sulejmani

E Merkure, 03 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›